pronesi – parashkrimi fitues

Pershendetje,

Se pari, ju falenderoj per pergjigjen e dhene ne lidhje pyetjen e parashtruar nga ana ime rreth perfitimit te pronesise. Doja dhe nje info tjeter nga ju,  … pyetja ime fillestare ishte si me poshte:

Pershendetje, posedoj nje shtepi prej 28 vitesh. kete shtepi e ka nje person tjeter, por nuk ka jetuar ketu qe kur eshte marre banesa e deri tani e posedoj une prej 28 vitesh. Taksat, faturat e ujit, dritave jane ne emrin tim. Shtepia eshte e pa privatizuar ende … A mund ta hap gjyq parashkrimi fitues une nqs nuk eshte privatizuar ende?
Dhe pergjigja juaj ishte qe te padisja Bashkine,

Ne vijim ju pyes serish, nqs une e hap kete gjyq duhet te padis vetem Bashkine apo edhe Entin Kombetar te Banesave te zones qe une banoj? Cilat duhet te jene palet ndergjygjese?
Po personi qe ka marre autorizimin dhe 2 anetaret e tjere duhet te jene te paditur apo nuk kane lidhje me kete proçes?
Dhe çfare dokumentash te rendesisheme duhen per kete proçes …theksoj se eshte pa titull jetoj 28 vjet … faleminderit


Qytetari: M. S. Data: 18 December , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “pronesi – parashkrimi fitues”

  1. Suela Sulkja Suela Sulkja says:

    Pershendetje !
    Ne zbatim te Vendimit Unifikues te Gjykates se Larte Nr.5, date 31.10.2011, paditesi ne ngritjen e padise me objekt lirimin dhe dorezimin e sendit (padia e rivendikimit), duhet te plotesohen dy kushte:
    (i) paditesi duhet te jete pronar i sendit per te cilin kerkon kthimin,
    (ii) i padituri kunder te cilit drejtohet padia duhet te jete posedues i paligjshem i sendit ose mbajtes i tij.

    Ne mbeshtetje te nenit 168 e vijues te K.C që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:
    – ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;
    – ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;
    – ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;
    – kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim;
    Me ndryshimin e ri te ligjit te kadastres paraprakisht duhet te ezauroni rrugen administrative per njohjen pronar

  2. 1

    Duhet të padisni vetëm Bashkinë. Enti Kombëtar i banesave ka objekt të veprimtarisë së saj, një pjesë (jo të gjitha) të ndërtimeve të bëra pas vitit 1991.
    Personat të cilët kanë marrë autorizimin nuk duhet të jenë në procesin gjyqësor. Ata kanë përfituar një të drejtë sipas ligjit të kohës, por nuk e kanë ushtruar dhe nuk e kanë kërkuar këtë të drejtë. Kjo pasi ligji kërkon që e drejta e privatizimit vihet në lëvizje nga personi që ka autorizim. Pra, ligji nuk të detyron të privatizosh banesë, por të jep të drejtën.
    Pra, ndërgjyqësia kushtëzohet nga qenia pronar. Për banesat në Republikën e Shqipërisë pronar janë Bashkitë.
    Për sa i përket dokumenteve, janë një sërë dokumentesh dhe provash që duhen.
    Gjendja juridike e pasurisë;
    Shkresë nga Institucioni përgjegjës që administron pasurinë, që nuk mund ta privatizoni.
    Libreza uji dhe dritash;
    Çertifikatë fiskale për taksa vjetore bashkisë;
    Çertifikatë familjare;
    Vërtetim banor lagje;
    Gen-plan të apartamentit.
    Planimetri t apartamentit.
    Deklaratë noteriale të komshinjve që nuk kanë pretendime mbi kufijtë e pronës.
    Duhet të provosh që pronën nuk e ke zaptuar forcërisht (pasi ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që e ndalon fitimin me parashkrim fitues, për pasuritë e zëna forcërisht);
    Mund të paraqesësh çdo provë që të ndihmon për procesin.
    Duhet të thërrasësh në gjykim edhe një ekspert ndërtimi/topograf.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet