Pronesi

Pershendetje!Nje siperfaqje toke kullote,  e perfituar sipas ligjit per pyjet e kullotat, per te cilen jemi pajisur me certifikate eshte kthyer ne toke are gjate menaxhimit te zones dhe kete toke ja kane dhene me AMTP nje banori te fshatit! Faktikisht token e kemi ne. Mund te me thoni si mund te zgjidhet pasi pretendenti vazhdon te kerkoje te marri kete toke dhe ne kete moment qe dolen dhe aktet nenligjore per token bujqesore. Si mund te zgjidhet? Faleminderit!


Qytetari: A. t. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesi”

  1. Pershendetje.
    Problemi juaj mund te zgjidhet vetem ne gjykate, pasi si ju dhe pala tjeter jeni pajisur me tituj pronesie per te njejten prone. Pavaresisht, se zeri kadastral i pasurise eshte i ndryshem, pra ne nje vend kullote dhe ne tjetrin are, duke qene se behet fjale per te njejten prone, eshte vetem gjykata qe mund ta zgjidhe kete situate.
    Nga sa ju parashtroni, nje mundesi eshte qe ju t’i drejtoheni gjykates duke kundershtuar paisjen me AMTP te personit tjeter.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet