Pronesi

Pershendetje!

Babai im e ka marre pronen ne baze te ligjit si pyll dhe kullote. Eshte pajisur me certifikate pronesie. Gjate ndarjes se tokes bujqesore me ligjin 7501 kane nderhyre te tjere dhe te toka pyll dhe kullote, duke marre nje pjese te konsiderueshme nga ajo. Ne zyren e regjistrimit te pasurive, gjendja juridike per token bujqesore rezulton psh. perfituar 7 dynym, sipas formularit 6, dhe ne fakt 8. Kjo diference eshte marre nga toka pyll dhe kullote, e cila eshte me certifikate pronesie. Ju lutem mund te me orientoni se cfare rruge duhet te ndjek me qellim mos te kemi mbivendosje dhe ne certifikaten e pronesise, pasi ne fakt ata jane futur dhe ne token pyll dhe kullote duke e zene me force? Faleminderit!


Qytetari: m. V. Data: 17 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pronesi”

  1. Pershendetje! Neni 64 i Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”, ka parashikuar rastet e zgjidhjes se problemeve te mbivendosjes se pronave, te shkaktuara perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave kadastrale apo titujve te pronesise.
    Neni 65 i ketij ligji parashikon procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjes fiktive. Ne rast se mbivendosja buron nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave apo titujve te pronesise, ju duhet t’i drejtoheni Drejtorise Rajonale vendore te ASHK-se ku keni te regjistruar pronen, e cila ka detyrimin qe te kontrolloje harten kadastrale per te identifikuar nese mbivendosja buron nga gabime ose pasaktësi ne pozicionimin e titullit te regjistruar ne harten kadastrale. Nese eshte e nevojshme, drejtoria vendore evidenton ne terren pasurite.
    Ne rast se nuk jeni ne kushtet e gabimeve materiale ose pasaktesive te hartave apo titujve te pronesise, atehere ju duhet t’i drejtoheni gjykates per shqyrtimin e ceshtjes ne themel dhe zgjidhjen e problematikes se mbivendosjes se titujve te pronesise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet