Servituti i kalimit – Pronesi

Pershendetje!

Kam ne pronesi nje toke kullote tek e cila nuk mund te shkoj, pasi gjate menaxhimit te zones nuk eshte lene rruge kalimi. Ne formularin Nr.6 te personave qe kane token bujqesore perpara meje eshte shenuar tek nje ne pjesen jugore rruge, kurse tek tjetri nuk eshte shenuar ne pjesen veriore rruge dhe madje nuk rezulton te jene kufitare te dy bashkefshataret. Ju lutem mund te me jepni nje mendim si duhet ta zgjidh problemin e servitutit te kalimit? I jam drejtuar dhe njesise qe e administron dhe nuk kam marre zgjidhje. Faleminderit qe na jepni mundesine te marrim nje mendim profesional!


Qytetari: m. V. Data: 2 September , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Servituti i kalimit – Pronesi”

  1. Pershendetje. Ne rast se ju nuk keni asnje rruge kalimi per ne pronen tuaj, atehere ju gezoni te drejten e servitutit te kalimit. Ky servitut mund te krijohet kundrejt marreveshjes, ne te cilen ju merrni persiper edhe demshperblimin qe i shkaktoni pales tjeter si rezultat i krijimit te servitutit. Ne rast te kundert, kur midis paleve nuk arrihet marreveshja, atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates per miratimin e servitutit te kalimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet