Problem pronesie – parashkrimi fitues

Pershendetje ,

Une posedoj nje apartament, te cilin e ka perfituar nje person tjeter gjate vitit 1994 me ane te autorizimit, por qe e posedoje une prej afro 26 vitesh. Ky apartament eshte akoma i paprivatizuar dhe me pronare X.
Ne rast se une kerkoj njohjen pronar permes parashkrimit fitues pa titull, a duhet qe te kerkoj ne gjykate qe kontrata e privatizimit te lidhet ne emrin tim ne momentin qe gjykata do me njohe pronare ne baze te ligjit 169 te KPRC ? Dhe sa mundesi kam qe ta fitoje kete apartament ?

Me konsiderate,


Qytetari: B. T. Data: 8 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Problem pronesie – parashkrimi fitues”

  1. Pershendetje
    Ne mbeshtetje te nenit 168 e vijues te K.C që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:
    – ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;
    – ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;
    – ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;
    – kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim;
    Me ndryshimin e ri te ligjit te kadastres paraprakisht duhet te ezauroni rrugen administrative per njohjen pronar
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet