Pronësi

Pershendetje,

Une kam nje banese ne emer timin e dua ta vendos ne emer te nenes time per shkak se jam si garantuese ne banke per dike tjeter e nuk dua ta humbas pronen. Si duhet te veproj pasi  nena eshte e moshuar dhe prape une duhet ta kem pronen ne emer timin ju lutem si te veproj nese keni mundesi per nje pergjigjje do tju kisha falenderuar shume.

Qytetari: R.M.
Data: 18 Maj 2023, Kategoria: Pronësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Në këtë rast, një nga mënyrat për ndryshimin e pronarit do të ishte kontrata e dhurimit ku dhurues do të ishit ju me cilësinë e pronarit dhe përfitues mamaja juaj.
    Më pas ky veprim do të shoqërohej dhe me ndryshimet përkatëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me qëllim që të pasqyrohet dhe në certifikatën e pronësisë.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje