Prone truall e marre me Vendim te Keshillit Bashkiak Sarande

Pershendetje,

A mund qe vendimet e keshillit bashkiak te viti 2000 te behen nul kur nuk ke nje kontrate me Bashkine per kete prone? Ju lutem konsultoni dokumentacionin bashkelidhur. Faleminderit,


Qytetari: M. K. Data: 16 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prone truall e marre me Vendim te Keshillit Bashkiak Sarande”

  1. Pershendetje. Nisur nga dokumentacioni bashkengjitur rezulton se nuk eshte pasqyruar ne regjistrat kadastrale Vendimi i Keshillit Bashkiak per kalimin e prones ne emrin tuaj. Ne kete rast, ju duhet te beni kerkese prane ASHK, Drejtoria Rajonale Sarande qe trualli te regjistrohet ne emrin tuaj, mbi bazen e ketij vendimi te Keshillit Bashkiak. Nese ky veprim refuzohet, duhet t’i drejtoheni gjykates.
    Lidhur me pyetjen tuaj, Vendimi i Keshillit Bashkiak mund te behet nul, vetem me vendim gjykate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet