Prone e pahipotekuar

Pershendetje,

Kam nje shtepi private ne Tirane, e ndertuar 60 vjet perpara. Shtepia eshte me sip 50 metra katror dhe trualli ka sip. 250 metra. Shtepine e kam te hipotekuar, ndersa truallin jo. Aplikova per regjistrimin e truallit sipas VKM-se te vitit 2018, sipas se ciles u tha se do te regjistrohen falas. Por nuk me eshte kthyer asnje pergjigje nga AKSH-ja dhe ne rruge informale na thane qe duhet ta blejme truallin. Ju lutem cila eshte procedura per hipotekimin e truallit? Si duhet te veproj ne kete rast? Faleminderit,


Qytetari: D. D. Data: 12 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Prone e pahipotekuar”

  1. Pershendetje
    Ju keshillojme qe te aplikoni serish per regjistrimin e tokes, duke e mbeshtetur kerkesen tuaj ne ligjin 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërise”, si dhe ne VKM nr.827, dt.30.09.2020, “Per percaktimin e rregullave te hollesishme per miratimin e dokumentit, te pronesise se objekteve pa titull pronesie, trojeve te tyre funksionale dhe te oborreve ne perdorim”. Aplikimin mund ta beni me ane te portalit e-albania. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet