Prone

Pershendetje,

Kam nevoje te me ndihmoni me nje pergjigje ne lidhje me tapine e tokes bujqesore te perfituar ne baze te ligjit nr. 7501. Kur jane ndare tokat motra ime ka qene e martuar, natyrisht qe ajo tani perfiton nga pjesa e tokes se prinderve.  Mamaja eshte me mua dhe tapia do te kaloje ne emrin tim. Ndersa motra, pjesen e babait qe i takon, ia ben dhurate mamase. Pyetja ime eshte nese ne tapine qe do marr motra, a do te dale apo jo si bashkepronare, duke qene se pjesen e tokes qe i takonte nga babai ia dhuroi mamase?Faleminderit


Qytetari: A. T. Data: 22 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Prone”

  1. Pershendetje,

    Bashkepronare te tokes bujqesore jane personat te cilet kane qene pjese e certifikates familjare te dt 1.8.1991. Nese motra juaj ka qene e martuar dhe nuk ka qene pjese e certifikates familjare te kesaj date, atehere ajo nuk eshte perfituese e tokes bujqsore sipas Ligjit 7501/1991. Por nese motra juaj ka fituar nje pjese te tokes se babait (si pasoje e trashegimit apo veprimi tjeter disponimi) dhe kete pjese e ia dhuron mamase se saj, atehere ajo nuk do te dale bashkepronare ne certifikaten e pronesise se kesaj toke bujqesore. Ki parasysh qe kontrata e dhurimit duhet te jete bere me akt noterial dhe duhet te jete rregjistruar ne Kadaster (ish hipoteka).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet