Prone

Pershendetje .
Kam bere aplikim per certifikaten e pronesise prane ASHK-se, por ASHK ne arkiven e saj disponon nje AMTP (pa vule dhe pa firme te komisionit te tokes ne fshat). Pasi ASHK ben kerkese per verifikim (identifikim) prane Drejtorise se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, pergjigjia eshte qe nuk ben dot verifikimin e AMTP-se qe disponon ASHK-ja, pasi ka gabim te parcelave. Por une disponoje nje AMTP orgjinale, e cila eshte me vule e firme te kryetarit. Si mund te veproje une? Faleminderit


Qytetari: F. c. Data: 12 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Prone”

  1. Pershendetje. Ju duhet te beni nje aplikim ku te depozitoni nje kopje te noterizuar te AMTP-se se rregullt qe ju keni. Mos depozitoni origjinalin, pasi per cdo eventualitet duhet qe ta keni vete. Dokumenti tjeter i rendesishem per regjistrimin e prones se fituar ne baze te ligjit 7501, `Per token`eshte edhe Formulari 6, me pjesen ku eshte pasqyruar pasuria e fituar nga familja juaj bujqesore. Nderkohe mund te depozitoni edhe nje plan rilevimi te hartuar nga nje ekspert topograf.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet