Prona

Përshëndetje , çfare eshtë prona e tjetërsueshe ?
Falemiderit


Qytetari: R. K. Data: 13 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Prona”

  1. 1

    Me prone te tjetrsueshme eshte cdo lloj prone e lire per qarkullimin civil e cila nuk ka pengese ligjore te kaloje lirisht nga nje pale ne tjetren, prone e luajtshme ose e paluajtshme (makina, toke, shtepi etj..)

  2. Çështja është pak komplekse por do mundohen të bëj një përshkrim. Me prona kuptojmë sendet te luajtshme dhe të paluajtshme. Me tjetërsim kuptohet kalimi i një prone/sendi nga një subjekt titullar i pronës te një subjekt tjetër përfitues i pronës. Sendet e paluajtshme janë të gjitha të tjetërsueshme, përveç kur janë prona publike (psh: lulishtet) ose tjetërsimi është i ndaluar me ligj (psh: veprat kulturore ose artistike). Pronat të cilat janë jashtë qarkullimit civil (pa titull pronësie) nuk mund të tjetërsohen, por mund të lidhen kontrata me qëllim kalimin e së drejtave që burojnë nga kjo pasuri ose me kusht që tjetërsimi të bëhet në të ardhmen. Ndërsa sendet e luajtshme janë të gjitha të tjetërsueshme, përveç kur janë të ndaluara me ligj (psh: në rastet e armëve luftarake).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet