Prona te perfituara me ligjin 7501

Pershendetje,
Babai im eshte perfitues i nje prone sipas ligjit 7501 dhe disponon vetem AMTP per kete prone.Por, ai nuk e di se ku ndodhet fizikisht prona pasi dhe kufitaret nuk i njeh , ku mund te kerkojme per nje harte te parceles.
Dhe e dyta na kane thene qe numri i parceles eshte shkruar gabim ose nuk eshte i plote si procedohet ne kete rast.
Faleminderit.

Qytetari: E.H.
Data: 29 Gusht 2023, Kategoria: Administrative, ASHK

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne do t’ju sugjeronim qe te aplikonit per regjistrimin e Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara. Per kete eshte miratuar edhe VKM perkatese. Procedurat e parashikuara nga ligji i ri, krahasuar me proceduren e kerkuar nga ligji i meparshem, jane me te thjeshtuara. Ligjshmeria e AMTP-se prezumohet nese ajo ploteson kriteret formale dhe personi e ka token ne posedim. Me ligjin e ri nuk kerkohet as konfirmimi i kufitareve. Dokumentetet qe duhet te paraqisni krahas AMTP-se, jane plani i rilevimit per te gjitha parcelat pjese e AMTP-se, certifikate familjare e gushtit 1991, certifikate familjare e tanishme e kryetarit te familjes bujqesore.
    Linku si ne vijim:https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9444

    Aplikimi kryhet ne portalin qeveritar e- Albania, Per cdo pyetje apo informaccion shtese mbi token tuaj mund te drejtoni kerkese per informacion ne linkun :https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477
    Pra per cdo gabim ne pasurine tuaj mund te kerkoni nga ashk korrigjimin e saj dhe nese ASHK nuk vijon me korrigjimin e te dhenave ne pasurine tuaj duhet ti drejtoheni gjykates kompetente.

    Nese jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, drejtohuni prane qendrave te sherbimit te ndihes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje