Prona per legalizim

Kam dorezuar dokumenta e legalizimit ne vitin 2006 dhe ne 2010 me doli fatura, por jo shume e sakte me metra dhe ishte me detyrim taksa e infrastruktures dhe e pagova. Ma kane matur para 5 muajsh dhe kur u intersova me thane qe ka dale pronari dhe te ka blloku ? Po letrat per objektin a mund te behen ?


Qytetari: G. D. Data: 6 November , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie, Legalizim.

One response to “Prona per legalizim”

  1. Për të krijuar një ide më të qartë se si e ka bllokuar legalizimin pronari “i truallit”, duhet parë akti i bllokimit pranë ALUIZNI-t.
    Megjithatë procesi i legalizimit këtë ka si qëllim të formalizojë objektet që janë ndërtuar pa leje ose në shkelje të lejes së ndërtimit, në tokën tënde ose në tokë me pronar (shtet ose privat). Përjashtim në tokat me pronar privat bëhet vetëm në rastet kur bashkia e ka shpallur “Zonë e miratuar me studime të lartë mbi 7 kate”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet