Prona 7501

Pershendetje,
Familja ime ka perfituar toke me ligjin 7501 ne nje fshat te Tiranes dhe certifikaten e pronesise e ka marre ne 2002. Ne muajin gusht bera nje aplikim per verifikimin e gjendjes juridike te kesaj pasurie drejtuar ASHK -se. Kthim pergjigjja ishte: ne pasuri jane bere transaksione ndarje, shitje. Po une si pjestar i familjes bujqesore nuk kam dijeni per keto shitje ose ndarje ne pasuri.
Pyetjet e mia jane:
1- mundet te kryhen transaksione ne pasuri me akt noterial vetem me firmen e perfaqesuesit te famijes bujqesore?
2- Regjistruesi ne ASHK mund te marri ne konsiderate keto akte noteriale dhe te mbylle kartelen dhe te hape te reja duke anashkaluar te gjithe pjestaret e familjes bujqesore?
3- N.q.s keto transaksione jane bere ne kundershtim me ligjin, kujt mund t’i drejtohem per kthimin e pasurise ne gjendjen e meparshme pa ju drejtuar gjykates duke ditur kohezgjatjen e proceseve gjygjesore ne Shqiperi?
Duke ju falenderuar per konsulencen qe jepni ne ndihme te qytetareve dhe shpresoj ne nje pergjigjje sa me te shpejte.


Qytetari: R. D. Data: 30 September , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Prona 7501”

  1. 2

    Pershendetje. Kryetari i familjes bujqesore nuk mund te kryeje transaksione mbi pasurine e familjes bujqesore pa autorizim me shkrim (prokure) nga te gjithe anetaret e tjere te familjes. Nese nje akt i tille eshte bere, kadastra (ish ZVRPP) mund te kryeje veprime, pasi eshte noteri qe ka detyrimin ligjor te kryeje verifikimin.
    Nese ka nje kontrate dhurimi, shitje, apo cdo kontrate tjeter, ku nje prej anetareve te familjes bujqesore nuk ka nenshkruar, apo autorizuar dike tjeter qe te nenshkruaje ne emer te tij, e vetmja mundesi ligjore per te rivendosur ne vend eshte gjykata, duke konstatuar pavlefshmerine e veprimit juridik ne fjale. Asnje organ administrativ nuk mund te marre kompetencat e gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet