Prona

Pershendetje

Problemi im qendron ketu, une dhe familja ime, e perbere nga prinderit dhe vellai, ne fshatin tone kemi marre 2 dylym per njeri me ligjin 7501. Per nje periudhe ne e kemi punuar token, por me pas per arsye shendetesore te nje pjesetari te familjes time u detyruam dhe vajtem ne Tirane.  Gjate kesaj kohe toka qe ne punonim dhe na u dha me ligjin 7501 u eshte shitur disa personave te tjere nga komuna.  Tani momentalisht edhe pse banore te fshatit, ne nuk kemi as toke dhe me tapi dhe as AMTP. Pyetja ime eshte nese ka ndonje mundesi qe une dhe familja ime te marrim toke duke qene se ne kemi qene banore te fshatit kur jane ndare tokat? Faleminderit,


Qytetari: l. n. Data: 15 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Prona”

  1. 2

    Pershendetje. Nese ju jeni pajisur ne vitin 1991 me Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi, atehere tjetersimi i tokes nga ana e Komunes, ka qene ne kundershtim me ligjin. Megjithate, ne baze te ligjit 20/2020, “Per kadastren”, familjet te cilat kane pasur te drejte te perfitojne toke ne baze te ligjit 7501, kane te drejte qe brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji te paraqesin kerkese per t’u pajisur me AMTP, pra ju keni te drejte te paraqisni kerkese deri prane njesise administrative perkatese deri ne date 7 nentor 2020. Kriteret sipas ligjit per te perfituar AMTP, jane:

    1. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte:
    a) janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim. Subjekte përfituese janë edhe:
    i) punonjësit e ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991;
    ii) personat që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991;
    iii) personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre;
    b) nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ishndërmarrjeje bujqësore tjetër;
    c) deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore, pavarësisht nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës në përdorim;
    ç) janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.
    2. Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësisht, këto kushte:
    a) t’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore;
    b) të mos jetë pronë private e të tretëve;
    c) të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas legjislacionit në fuqi për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave;
    ç) të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues;
    d) të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë;
    Nëse ndalimet e listuara në këtë pikë janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet