Prona

Pershendetje,
Banoj ne rrugen 5 Maj, kam mare lejen e legalizimit dhe certifikaten e objektit dhe kam aplikuar per certifikaten e truallit. Trualli ka qene me pronar, ka dal VKM-ja per kompensimin e pronarit dhe eshte botuar ne fletoren zyrtare viti 2022- numri 177. Pasi i dorezova dhe nje here dokumentat e kerkuara nga ASHK, vajta te merja faturen per pagesen e truallit. Dhe pagesa me ka dale 605.341L per siperfaqen totale 188.2 m2. Doja te dija si i llogarisin pagesat per parcelat dhe si ta shikoj nese me kane cilesuar garazhdin si aktivitet pasi me duket shume e larte pagesa per aq siperfaqe?

Qytetari: B.M.
Data: 2 Korrik 2023, Kategoria: Administrative, ASHK

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Zbatohet çmimi i përcaktuar në bazë të hartës së vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas masës në fuqi dhe tarifa e shërbimit, pavarësisht nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore.
    Më specifikisht VKM-ja 488/2014 parashikon se:
    1. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi (përfshirë dhe shtesat në ndërtime me leje), llogaritet si përqindje mbi vlerën e pronës, sipas llojit “tokë truall”, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
    2. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, çmimi i shitjes për një metër katror është 50% e vlerës së përcaktuar për pasurinë “tokë truall”, në njësinë administrative dhe zonën kadastrale përkatëse.

    Për ndërtimet pa leje të ndërtuara brenda territorit të njësive administrative fshat, kur çmimi për metër katror, i përllogaritur sipas kësaj pike, është më i vogël se 400 (katërqind) lekë apo më i madh se 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi.
    Për ndërtimet pa leje, të ndërtuara brenda territorit të njësive administrative qytet, kur çmimi për metër katror, i përllogaritur sipas kësaj pike, është më i vogël se 500 (pesëqind) lekë apo më i madh se 2 000 (dy mijë) lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi. Për shtesat në ndërtime me leje, me funksion banimi, pavarësisht nga territori ku ato janë ngritur, kur çmimi për metër katror, i përllogaritur sipas kësaj pike, është më i vogël se 1 000 (një mijë) lekë apo më i madh se 3 000 (tre mijë) lekë, çmimi që do të aplikohet për sipërfaqen përkatëse do të jetë në këto vlera kufi.

    Faleminderit.
    JuristiOnline

Lini një Përgjigje