Prona

Pershendetje,
Si veprohet kur nje familjar nderron jete dhe duhet hequr emri i tij nga certificate e pronesise?
Faleminderit

Qytetari: A.D.
Data: 26 Prill 2023, Kategoria: Administrative, ASHK

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ju duhet te drejtoheni prane nje zyre noteriale per te kerkuar leshimin e deshmise se trashegimise e cila mund te jete ligjore ose testamentare, deshmia e trashegimise percakton trashegimtaret ligjore ose testamentar te cilet do te trashegojne pasurine e trashegimlenesit.
    Pas celjes se deshmise se trashegimise ajo duhet te regjistrohet brenda 30 diteve prane ASHK ku ndodhet prona, me regjistrimin e deshmise se trashegimise aplikoni per certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte e cila do te gjenerohet ne emrin e perfituesve te pasurise.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje