PROKURORIA

A mund të më thoni ju lutem se në cilën prokurori ka shkuar KALLZIMI IM PENAL që kam ba në POLICI për skelje të privatësisë dhe problemet që më kanë sjellur nga ajo video e hedhur pa autorizimin tim?


Qytetari: A. R. Data: 22 March , 2020, Kategoria: Penale.

6 responses to “PROKURORIA”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Kompetenca ne rastin tuaj, i takon Prokurorise se Rrethit ku eshte bere Kallezimi Penal.
    Gjithashtu mund ti kerkoni informacion edhe Drejtorise Perkatese Vendore te Policise, pasi ne baze te se drejtes ligjore te cdo kujt per informim, kane te drejte tju japin informacionin perkates se ne cilen Prokurori eshte depozituar kallezimi.

  2. Kjo ceshtje ndiqet nga prokuroria e atij rrethi ku eshte kryer vepra penale. Gjithsesi, mire eshte te pyesesh ne polici se te cila Prokurori e kane derguar kallzimin tend. Me pas interesohu tek prokuroria perkatese.

  3. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Duhet te kerkoni informacion prane Drejtorise Vendore te Policise ne te cilen keni bere kallzim nese aktet i kane kaluar per hetim prokurorise dhe ciles prokurori i kane kaluar. Po keshtu, mbas marrjes se ketij informacioni, duhet ti drejtoheni me kerkese prokurorise perkatese per informacion ne lidhje me faktin nese per kallzimin tuaj kane regjistruar ose jo procedim penal.

  4. Kallëzimi yt ka vajtur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në territorin në të cilin ndodhet komisariati ku e keni depozituar. Në rast se prokurori i çështjes e vlerëson se i takon një Prokurorie të një rrethi gjyqësor tjetër bën transferimin e dosjes.

  5. Prokuroria kompetente eshte ajo e Rrethit ku keni bere Kallzimin.Drejtohu me nje kerkese zyrtare per informacion Policise ku keni bere Kallzimin ne lidhje me ecurine e ketij kallzimi.

  6. Mund te paraqiteni prane Policise ku keni bere kallezimin per te kerkuar informacion ose mund ta verifikoni prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesore ne te cilin ju banoni .

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet