Prokure per te levizur jashte

Pershendetje,

Jam nje zonje nga Elbasani. Me duhet prokura nga ish-bashkeshorti per vajzen per te leviz jashte shtetit.  Theksoj se nga viti 2015 deri me tani ish-bashkeshorti nuk ka dhene as njeqind leke dhe se ka takuar vajzen. Si duhet te veproj? Faleminderit,


Qytetari: S. C. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Familjare, Levizje jashte vendit.

One response to “Prokure per te levizur jashte”

  1. Përshëndetje! Në rastet kur autorizimi për të dalur jashtë shtetit nuk jepet në mënyrë vullnetare nga prindërit, atëherë keni munësi t’i drejtoheni gjykatës, me anë të një kërkese me objekt lëshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, për të vizituar të afërmit në rastin tuaj.
    Gjykata duke pasur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, vendos nëse do ta miratojë ose jo autorizimin për lejimin e daljes së fëmijës jashtë Shqipërisë me njërin nga prindërit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet