Prokure per levizje jashte shtetit te femijeve

Pershendetje,

Prinderit e mi kane vite qe jane ndare ligjerisht dhe te drejten e plote te kujdestarise e ka im ate. Per arsye familjare me duhet te leviz jashte kufijve se bashku me vellain e vogel i cili eshte i moshes 14 vjecare. Nena ime jeton jashte dhe duke qene se prinderit nuk kane merredhenie aspak te mira me njeri tjetrin ndihem e detyruar qe te pengojme nje takim mes tyre.  Une interesohem te di nese prinderit leshojne prokura ne noter te ndryshem, pra jo ne te njejtin noter , a me nxjerrin probleme ne kalimin e doganave apo kufijve? Ftesen nga familjaret une tashme e kam, se bashku me pasaportat perkatese timen dhe vellait. Gjithashtu kam llogaritur dhe shpenzimet qe do te kryeje gjate kohes se vizites. Pra, a mund te di nese mund te me nxjerrin probleme nese une kam dy prokura te prinderve me vula te notereve te ndryshem? Faleminderit.


Qytetari: s. v. Data: 9 December , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Prokure per levizje jashte shtetit te femijeve”

  1. Pershendetje
    Prinderit tuaj mund te hartojne prokurat (deklaratat) ne noteret perkates qe ata zgjedhin vete dhe nuk ka asnje problem se nuk eshte i njejti noter. Mjafton qe ata t’ju autorizojne juve, nese jeni ne moshe madhore, qe te udhetoni me vellain minoren drejt destinacionit te deshiruar ose te autorizojne, personin me te cilin ju do beni udhetimin, per t’ju shoqeruar ne udhetimin tuaj. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet