Prokure per aplikim – bashkim pronash

Pershendetje, nese nje biznes ka dy prona ngjitur dhe deshiron t’i kete ne nje certifikate pronesie, si veprohet? meqe perfaqeuesi ligjor nuk mund te aplikoje, atehere kush mund te beje aplikimin dhe si vazhdohet? Faleminderit,


Qytetari: D. R. Data: 23 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prokure per aplikim – bashkim pronash”

  1. 2

    Pershendetje. Menyra e administrimit te pronave te paluajtshme te nje shoqerie tregtare percaktohet ne statutin e vete shoqerise. Nese administratori i shoqerise nuk eshte lejuar te aplikoje, atehere duhet te merret nje vendim i asamblese se ortakeve (apo aksionareve) ne varesi te llojit te shoqerise, te cilet te marrin nje vendim per bashkimin e dy pronave. Per regjistrimin e vendimit duhet te autorizohet administratori, apo nje person tjeter. Procedura qe ndiqet eshte sipas nenit 21 te ligjit 111/2018, “Per Kadastren”, te cilin e gjen pjeserisht me poshte:
    1. Nëse pasuritë e paluajtshme në kufij të ngjitur me njëra-tjetrën (qoftë në plan apo në lartësi), janë pronë e të njëjtit pronar, si dhe i nënshtrohen në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta, me kërkesë të pronarit, drejtoria vendore regjistron bashkimin e tyre, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshme dhe duke hapur një kartelë të vetme.
    3. Në asnjë rast nuk lejohet ndryshimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme, që fshin të drejtat reale mbi të. Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshme të tij, duhet të përgatitet një plan i ri rilevimi të nënndarjeve të propozuara.
    4. Në të gjitha rastet e përcaktuara në pikat e mësipërme të këtij neni, pronarët dorëzojnë pranë drejtorisë vendore certifikatën origjinale të pasurisë që do të bashkohet ose do të ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet