Prokure nga Kanadaja

Pershendetje!

Une jetoj ne Kanada dhe me duhet te coj nje prokure ne Tirane per perfaqesim per ndarje te nje prone. Kanadaja nuk eshte anetar i marreveshjes se Hages dhe keshtu nuk leshon Apostille. Ne vend to Apostille, zyra e shtetit te Ontarios ku ne banojme leshon nje Certifikate Vertetesie e cila verteton qe zyra the vula a noterit qe ka bere noeterizimin e prokures, eshte e regjistruar ne organin perkates dhe keshtu eshte ligjore. Kjo certifikate merret pasi dokumneti te jete noterizuar nga noteri ketu ne Toronto.
Pyetja eshte nese prokura qe ka elementet qe une pershkrova me siper a eshte a pranueshme nga noteri ne Tirane?
Gjithashtu, prokura do jete ne shqip dhe anglisht, certifikata e vertetesise do jete vetem ne anglisht. Ne kete, rast cfare eshte a pranueshme? Duhet qe kjo certifikate te perkthehet ne shqip? Mundet qe perkthimi te behet ne Tirane apo duhet te behet nga ketu (Kanada)? Shume faleminderit!


Qytetari: I. S. Data: 18 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prokure nga Kanadaja”

  1. 1

    Përshëndetje! Të gjitha vëndet që përjashtohen nga Konventa e Hagës, do të ndjekin procedurën e legalizimit të dokumentave në bazë të VKM nr. 134, datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë për përdorim jashtë vendit dhe të dokumentave të huaja për përdorim Brenda vendit”. Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj.
    Ju mund të ndiqni procedurën e legalizimit të dokumentave nëpërmjet portalit e-Albania. Portali ju mundëson aplikimin për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja. Për dokumentacionin dhe proceduren, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9773. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet