Prokure me vule Apostile

Pershendetje,
Prinderit e mi kane nje prone te cilen e ka blere babai kur ka qene martuar. Te dy jetojne jashte shtetit por pa dokumenta. Babai ma ka lene me prokure te posacme qe te kem te drejten e shitjes, ndersa mami jo pasi nje notere ne x vend na tha qe nuk eshte e nevojshme. Si mund ta bej shitjen e asaj prone pasi mami nuk me ka lene prokure?
Disa me thone qe duhet prokure me vule apostile, por ajo nuk ka dokumenta qe mund ta beje pasi noteret kerkojne dokumenta jashte. Mund te me jepni nje zgjidhje qene nevoja qe ajo te vije ne Shqiperi?
Faleminderit


Qytetari: S. T. Data: 2 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prokure me vule Apostile”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Per pronat e paluajtshme te fituara gjate regjimit martesor konsiderohen se jane bashkepronare te dy bashkeshortet ne perputhje me ligjet ne fuqi. Ne kete kuptim, prokura e leshuar duhet te ishte ne emer te te dy prinderve tuaj me qellim qe ju te mund te legjitimoheni ne nenshkrimin e kontrates se shitjes. Ne keto kushte, persa kohe nuk mund te dergohet nje prokure tjeter nga jashte me vule apostile ose nena juaj nuk paraqitet vete prezent per firmosjen e kontrates ne Shqiperi, atehere eshte e pamundur te finalizohet shitja e prones.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet