Prokure e posacme

Babai im kur ka qene gjalle bashke me motrat dhe vellezerit e tij ka autorizuar njerin nga xhaxhallaret me prokure te posacme si perfaqesues per te te negociuar per pronen qe kane pasur ata bbashkarishht. Gjithashtu kane rene dakort qe njeri nga xhaxhallaret te marre pjese me teper nese behet pallat ne pronen e perbashket te tyre. Tani qe ka vdekur babi dhe pronar jemi ne trashegimtaret a eshte e vlefshme prokura qe ka nenshkruar ai?

Qytetari: A.D.
Data: 7 Gusht 2023, Kategoria: Civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Prokura e humbet fuqin e saj me vdekjen e babait tuaj.
    Ne nenin 77 te Kodit civil eshte shprehur se: – Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, pas ndryshimeve të bëra në prokurë ose pas mbarimit të saj, janë të detyrueshme për të përfaqësuarin ose për trashëgimtarët e tij, në rast se personat e tretë, me të cilët janë kryer ato veprime juridike, nuk kanë patur dijeni për ndryshimet ose për mbarimin e prokurës.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje