Prokure

Mirembrema! Duam te ndajme token tone me vellain qe ndodhet ne Greqi dhe nuk mund te vije ne Shqiperi. Ku mund te beje ai nje prokur, ne Greqi qe te firmos une ne vend te atij? Faleminderit,


Qytetari: N. D. Data: 30 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prokure”

  1. 1

    Pershendetje. Vellai juaj ka te drejte te beje nje prokure prane nje noteri ne shtetin grek, ku autorizon nje person tjeter per te nenshkruar marreveshjen e pjesetimit te pasurise. Ne prokure vellai mund t’ju autorizoje edhe juve, por duke qene se ju jeni pale edhe ne marreveshjen e pjesetimit, pra do te nenshkruani nje veprim juridik me veten tuaj, atehere duhet qe ne prokure arsyeja se perse ajo po leshohet te percaktohet ne menyre te shprehur. Pra ne prokure duhet te percaktohet qe vellai ju jep tagra per te nenshrkuar marreveshjen e pjesetimit te pasurise (me te dhena te sakta), ku jane bashkepronare me te dhena te sakta (te percaktohen bashkepronaret), si dhe menyra se si eshte rene dakord per te ndare pasurine. Ne te kundert rrezikoni qe prokura te jete e pavlefshme, duke bere te pavlefshem edhe marreveshjen e pjesetimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet