Pershendetje
Jemi ne proces per dy prona njera per perpjestim pasuri tjetra per rregjistrim prone. Doja te pyesja nese nepermjet dhenies se prokures se kerkuar nga avokati i jepet ndonje e drejte ligjore avokatit qe te keqperdore te drejtat e dhena nga prokura dmth nese egziston mundesia per ndonje pervetesim personal nga ana e avokatit dhe nese prokurat qe do i jepen duhet te jene te pergjithme apo te posacme?
Faleminderit
One Response
Përshëndetje,
Ju sugjerojme që prokura të jetë e posacme. Përsa i përket veprimeve të avokatit, ai duhet të kryejë vetëm veprimet brenda tagrave që ju do i jepni nëpërmjet prokurës. Nëse ai tejkalon këto tagra, cdo veprim i kryer nga ai është i pavlefshëm.
Avokati nuk mund të kryejë veprime juridike në emër të të përfaqësuarit as me veten e tij dhe as me persona të tjerë të përfaqësuar prej tij, përveç kur ju e keni lejuar këtë shprehimisht.
Faleminderit.
JuristinOnline