Prokura e Përgjithshme

Si mund të hiqet një prokurë nga një person që ka prokurë ?!
Deklarata Noteriale është e vlefshme që i hiqet e drejta atij personi që ka prokurën në të cilën ne nuk dëshirojm më që ai të ketë Prokurë ?!

Qytetari: B.Q.
Data: 16 Janar 2023, Kategoria: Civile, Prokurë

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje!
    Në rastin konkret do ju informoja se ju mund të hiqnin dorë në çdo kohe nga prokura që ju keni dhënë. Neni 75 i Kodit Civil shprehet se i përfaqësuari mund të shfuqizojë prokurën dhe përfaqësuesitë heqë dorë prej saj në çdo kohë. Neni vijues tregon format e mbarimit të prokurës, në pikën d) shprehet se: kur i përfaqësuari ka shfuqizuar prokurën ose përfaqësuesika hequr dorë prej saj. Pas mbarimit të prokurës përfaqësuesi, mekërkesën e të përfaqësuarit duhet t’i kthejë atij aktin e prokurës. Revokimi i prokurës bëhet pranë noterit. Më tej, duhet që këtë revokim patjetër t’ia komunikoni personit, apo personave që kishit caktuar si përfaqësues në prokurë. Nga momenti që ai merr dijeni, nuk ka më asnjë të drejtë që t’ju përfaqësojë ju ligjërisht, si përpara subjekteve private, ashtu edhe përpara autoriteteve publike. Çdo veprim i kryer pas këtij momenti është absolutisht i pavlefshëm. Nëse keni interes të veçantë në një subjekt që të marrë dijeni, si psh, bankë, gjykatë, etj., ju duhet që të dërgoni një kopje të revokimit të prokurës, për të shmangur çdo veprim që mund të kryhet me keqbesim.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje