Pershendetje,
Menyren se si femijet mund te levizin jashte kufirit e percakton ligji Nr. 18/2017, “Per te drejtat dhe mbrojtjen e femijes”, i cili ne nenin 11, pika 1, te tij percakton: “Zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me marrëveshjen e të dy prindërve ose, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, me vendim gjykate, pasi të jetë marrë mendimi ose pëlqimi i fëmijës.”
Menyra se si rregullohet marreveshja e prinderve percaktohet me tej ne aktet nenligjore. Konkretisht i fundit eshte Udhezimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, i cili ne piken 2 te tij percakton: “2. Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit”
Babai mund ta beje prokuren perpara nje noteri publik ne vendin ku eshte jashte shtetit, ku ju autorizon juve, te udhetoni me femijet jashte vendi. Prokura duhet te jete e apostiluar dhe e perkthyer ne gjuhen e autoriteteve ku do paraqitet.
Nese prindi tjeter (babai) nuk deshiron te jap prokure mund ti drejtoheni gjykates kompetente me kerkese per autorizim per kalim kufiri, persa i perket provave, ju duhet qe t’i provoni gjykates qe dalja jashte vendit eshte ne interesin me te larte te femijes.
Faleminderit!
One Response