Programet e punesimit

Pershendetje,

Kam mbaruar bachelor dhe master profesional. Jam person nga kategorite PAK (person me aftesi te kufizuat, gr 2). Jam i rregjistruar tek zyra e punes dhe kerkoj qe te punesohem ne administrate ne nje pozicion te caktuar pune, bazuar ne ligjin nr. 15/2019 “Per nxitjen e punesimit”.

Deri tani nuk kam marr asnje pergjigje. Interesohem te di se si mund ta kerkoje me mire te drejten time qe te punesohem diku ne shtet bazuar ne ligjin per nxitjen e punsimit? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Programet e punesimit”

  1. Pershendetje,

    Zyrat e punes kane si objektiv te ndermjetesojne per gjetjen e vendeve te punes ne subjektet private. Punesimi prane organeve te administrates publike, pavaresisht nese behet ne baze te ligjit per statusin e nepunesit civil, apo Kodit te Punes, i nenshtrohet procedurave te shpalljes publike dhe konkurimit. Ju pasi te keni aplikuar per nje pozicion ne vecanti, ku ju i plotesoni kriteret e rekrutimit dhe nuk jeni pranuar, nese keni dyshime se perzgjedhja nuk ka qene e duhura, keni te drejten ta ankimoni vendimin, sipas vendit te puens perkates, madje deri ne gjykate.
    Ligji per nxitjen e punesimit parashikon detyrimin per punedhenes me nje numer te caktuar punemarresish, per te punesuar persona qe i perkasin grupeve te vacanta sipas percaktimeve te ligjit, ku beni pjese ju, por edhe kategori te tjera individesh te konsideruar te disadvantazhuar, por kjo vleresohet rast pas rasti nga Inspektoriati i Punes, nese eshte permbushur si kriter. Ne cdo rast punedhenesi ka te drejte qe te mos e respektoj kete kriter te ligjit, dhe ne kete rast detyrohet qe te paguaje vleren perkatese ne fondin social te punesimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet