Proces-verbal deshmie penale

Pershendetje,

Ne vitin 2007 kam qene deshmitare okulare e nje vepre penale dhe po ne ate vit kam dhene deshmine në prokurorine e Rrethit X. Sot me vitin 2021 une kerkoj nga kjo prokurori te marr thjesht nje kopje te procesverbalit te deshmise qe kam dhene per ate ceshtje. Me duhet per arsye personale. U be gati dy muaj qe sekretaria e Prokurorise nuk me kthen nje pergjigje. Kur vajta vete per t’u interesuar te prokuroria, sekretaria nuk pranon te me jape kete dokument ose nje kopje te deshmise qe kam dhene. Ju lutem a mund te me tregoni se ne cfare menyre mund ta kerkoj kete procesverbal te deshmise qe kam dhene ne 2007, pasi eshte teper e rendesishem per mua? Faleminderit


Qytetari: A. D. Data: 19 January , 2021, Kategoria: Penale.

One response to “Proces-verbal deshmie penale”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni, Kodi i Procedures Penale ne nenin 58 te tij parashikon “Te drejtat e viktimes se vepres penale”, ku midis te tjerash, viktima ka te drejten per marrjen e provave nese e kerkon nje gje gje te tille, te vihet ne djeni mbi gjendjen e procedimit penal etj.
    Pra nga sa me siper disponimi mbi dokumenta ne cilesi e provave shkresore mbi nje procedim penal e ka viktima e vepres penale. (kryesisht palet ne proces)
    Nese jeni ne kushte ku ju jeni pale nje proces gjyqesor dhe kjo deklarate ju duhet ne cilesine e proves shkresore, avokati juaj mund te nisi nje kerkese drejtuar Prokurorise perkatese me qellim venien ne dispozicion te ketij dokumenti, ose mund te kerkoni nga gjykata qe ta marre ate si prove nga Prokuroria.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet