Procesi, shpenzimet noteriale dhe tarifat e regjistrimit

Pershendetje,

Ju lutem cila eshte procedura e sakte dhe kostot per t’u paguar per berjen e nje kontrate shit-blerje apartamenti (cmim blerje 96,000 EUR), pasi perfundoi ndertimi\dorezimi dhe se fundmi doli hipoteka ne emer te ndertuesit, si dhe kostot per regjistrimin e mepasshem ne hitpoteke/kadaster deri ne daljen e certifikates se pronesise ne emer te bleresve? Ju lutem nese mund te jeni preciz ne hapat e kostot perkatese. Falemidnerit paraprakisht


Qytetari: B. S. Data: 2 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Procesi, shpenzimet noteriale dhe tarifat e regjistrimit”

  1. Pershendetje! Persa I perket procedures per regjistrimin e apartamentit ju duhet te drejtoheni prane nje noteri publik per te nenshkruar kontraten e shitjes, ndermjet jush dhe pronarit te apartamentit. Pas nenshkrimit te kontrates se shitjes, ajo duhet te regjistrohet prane Zyres Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres. Aplikimi per regjistrimin e kontrates se shitjes mund te behet edhe nepermjet sherbimit elektronik online ne portalin e-Albania. Per me teper informacion ju lutem referohu: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9441.
    Ne lidhje me shpenzimet, ju si bleres referuar nenit 708 te Kodit Civil, keni shpenzimet e kontrates dhe shpenzimet e tjera te lidhura me te. Ne rastin konkret jane shpenzimet e kontrates noteriale(te shitjes) dhe tarifa e sherbimeve per regjistrimin e kotrates se shitjes prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres, per tu pajisur me ceritifikate pronesie ne emrin tuaj.
    Per vlerat konkrete te kontrates se shitjes dhe regjistrimit te saj duhet te interesoheni prane noterit perkates dhe Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet