Pershendetje!
Ne certifikaten e tokes kam te shenuar 200 metra katror truall. Aty kam te ndertuar dhe objektin qe realisht ndodhet brenda truallit 200 metra katror. Gjate procesit te legalizimit me kane nxjerr siperfaqen e parceles ndertimore 247 metra katror. Cfare duhet te bej qe ne certifikaten e objektit ta kem te shenuar parcelen ndertimire 200 metra katror dhe jo 247 metra katror? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Nese siperfaqia e regjistruar nuk perputhet me realitetin dhe dokumentacionin e depozituar prane jush gjate procesit te legalizimit, atehere mund te beni nje kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te bere korrigjimin e gabimit material. Kjo rregullohet nga neni 16 i ligjit per Kadastren, permbajtjen e te cilit e gjeni ne vijim.
Neni 16
Korrigjimi i gabimeve në të dhënat kadastrale
1. Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar.
2. Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.
3. Korrigjimi i gabimit është shërbim që nuk tarifohet.
4. Kur gabimi konstatohet në hartat kadastrale, drejtori i zyrës mund të urdhërojë riverifikimin në terren.