Procesi i legalizimit te prones

Pershendetje,

Kam bere pak dite me pare nje aplikim online ne portalin e-albania per gjendjen juridike te prones time, per te marre info per procesin e legalizimit te saj, duke vene ne dispozicion vetem numrin kadastral. Ne pergjigje me erdhi nje akt verifikimi ne emrin e dikujt tjeter dhe per nje prone qe nuk me perket mua/ me nr kadastral te ndryshem nga aplikimi im. Jam i interesuar te di se si dhe ku mund te bej nje kerkese per rishikim te aplikimit tim (nje aplikim AV0)?  Mesa kuptoj eshte nje gabim nga ana e sistemit. Cfare me keshilloni, te bej nje aplikim te ri apo te interesohem permes nje zyre noterie? Faleminderit paraprakisht!

Qytetari: X.B.
Data: 14 Gusht 2022, Kategoria: Çështje pronësie, E-Albania

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ju duhet te ribeni nje aplikim te ri, per kete nuk do te tarifoheni dy here. Gjate kryerjes se aplikimit te ri ngarkoni kerkese ku te sqaroni arsyen e riberjes se aplikimit te ri si dhe objektin e kerkeses tuaj, ( kerkesa duhet te jet ne formatin pdf),me pas kerkesa e aplikimit si dhe kerkesa juaj per marrjen e informacionit duhet derguar fizikisht me ane sherbimit postar prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shtetetore te Kadastres (ASHK).
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje