Procesi gjyqesor gjate pandemise

Per te kundershtuar nje akt administrativ i nje date para shpalljes se situates se pandemise. Periudha pandemise a numerohet periudhe 30 ditore per ta kundershtuar ne gjykate, ne kushtet kur ne kete periudhe Gjykata nuk ka punuar dhe nuk ka funksionuar? Gjate kesaj periudhe te situates se pandemise COVID a humbet e drejta per te hapur proces gjyqesor?

Faleminderit,


Qytetari: S. L. Data: 31 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Procesi gjyqesor gjate pandemise”

  1. Pershendetje

    Sipas Aktit Normativ Nr.9, datë 25.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë Gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ jane pezulluar afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale, sipas parashikimeve në këtë akt normativ. Ne kete kuptim, nese periudha 30 ditore ka perkuar me periudhen e pezullimit sipas ketij akti, nuk ka humbur e drejta as per paraqitjen e ankimit dhe as per fillimin e nje procesi gjyqesor.

    Nderkohe, ju lutem te mbani parasysh se me ane te Aktit Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare ne date 29.05.2020 (data e hyrjes ne fuqi), eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme (te pezulluara sipas aktit te mesiperm) si dhe kane rifilluar te ecin dhe te kalkulohen afatet e pezulluara sipas aktit normativ Nr.9, date 25.03.2020 apo dhe ato afate qe duhet fillonin gjate periudhes se pezullimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet