proceset gjyqesore te pezulluara per shkak te situates

Si do veprohet me gjyqet qe do te zhvilloheshin deri me date 22 prill ? Faleminderit,


Qytetari: G. B. Data: 21 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “proceset gjyqesore te pezulluara per shkak te situates”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Bazuar në Aktin Normativ Nr. 9, datë 25.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, të planifikuara pranë të gjitha gjykatave, shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 me përjashtim të seancave për:
    i. Gjykimin e masave të sigurimit të padisë në çështje administrative, nëse gjykata vlerëson se vonesa në gjykim, mund të sjellë dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për palët;
    ii. Çështje familjare me objekt kujdesin, detyrimet/respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë dhe birësimin, masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim.
    iii. Çështje civile nëse gjykata vlerëson se vonesa në gjykim, mund të sjellë dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për palët;
    iv. Çështjet penale, për vleftësimin e arrestit ose ndalimit, caktimin zëvendësim apo shuarje të masave të sigurimit personal, kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre kërkojnë që të vijohet me shqyrtimin e tyre;
    v. Çështjet penale që lidhen me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”;
    vi. Çështjet penale, në të cilat afatet e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit, mbarojnë gjatë periudhës së pezullimit;
    vii. Çështjet penale të një natyre urgjente, për shkak të nevojës së sigurimit të provës, kur vlerësohet e tillë nga gjykata;
    viii. Çështjet penale në ngarkim të të miturve në konflikt me ligjin, kur ndaj tyre është zbatuar masa e arrestit apo e ndalimit;
    ix. Çdo çështje tjetër penale ku i pandehuri është i paraburgosur ose është duke vuajtur dënimin me burgim, në rast se i pandehuri ose mbrojtësi i tij kërkojnë vazhdimin e gjykimit.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,

    Te gjitha seancat gjyqesore te cilat nuk jane zhvilluar dot per shkak te pezullimit te veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, do te zhvillohen ne vijim me nisjen e veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore. Gjyqtari i caktuar per te gjykuar ceshtjen do te caktoje nje date tjeter per zhvillimin e seances, duke bere edhe njoftimin perkates te paleve ndergjyqese.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet