Proces legalizimi

Pershendetje!

Kam nje prone e cila ndodhet ne proces legalizimi (ASHK-Durres). Aktualisht nga institucioni (Durres) me eshte komunikuar qe me shkrese percjellese dokumentat jane derguar ne ASHK Tirane me qellim ndreqje gabimi VKM. I jam drejtuar ASHK Tirane per t’u informuar per gjendjen ne te cilen ndodhet dosja ime, por nuk kam marre asnje pergjigje. Kjo çeshtje ka tre vjet qe zgjat. Nga ju kerkoje specifikisht te me orientoni se ku mund te drejtohem per nje ankese apo per informacion? Jam ne dijeni te faktit qe VKM jane akte te nxjerra nga KM dhe afatet jane ceshtje te brendshme te veprimtarise se KM dhe interesi im nuk fokusohet ne kete ceshtje.
Ajo qe me shqeteson eshte te dije nese ASHK Tirane ia ka percjell dosjen institucionit perkates apo dosja eshte ne harrese ne arkiven e tyre?
Ju lutem te me referoni rrugen qe duhet te ndjek dhe bazen ligjore ku te mbeshtetem.
Ju falenderoj paraprakisht!


Qytetari: K. M. Data: 3 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Proces legalizimi”

  1. 1

    Pershendetje,
    Per te kerkuar informacion ne lidhje me fazen procedurale ne te cilen ndodhet dosja juaj per trajtim, prane ASHK Drejtoria Vendore Durres, apo ASHK Drejtoria e Pergjithshme ne Tirane, ju mund te percillni nje kerkese per informacion se bashku me te dhenat e dosjes, per te kerkuar verifikimin e trajtimit te dosjes suaj. Kerkesa juaj, mund te percillet ne rruge postare, ose nepermjet llogarise suaj personale ne e-albania, ne portalin e bashkeqeverisjes, “shqiperiaqeduam.al” https://shqiperiaqeduam.al/. Institucioni shteteror, ka detyrimin ligjor per t’ju kthyer pergjigje brenda 10 dite pune.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet