Pershendetje,
Familja ime ka ndertuar nje shtepi ne vitin ’94. E kemi futur ne proces legalizimi qe ne vitin 2005 dhe akoma sot e kesaj dite nuk kemi marr legalizimin. Nuk e kuptoj se cfare duhet te bejme? Kam qene para 2 javesh te zyrat e Kadastres dhe kam bere ankese. Erdhen per matje te shtepise dhe truallit para ca ditesh dhe akoma asgje te qarte nuk kemi se cfare duhet te bejme me tej. Ju lutem me shpjegoni ca duhet te bejme? Cilat jane procedurat dhe afatet per kete proces? Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje!
Në lidhje me problematiken që parashtroni, ju duhet t’i drejtoheni ASHK-se me një shkrese me qëllim marrjen e një përgjigje lidhur me aplikimin që ju keni bërë për tu pajisur me certifikatë pronësie mbi pasurinë.
Faleminderit !