Proces gjyqesor civil

Pershendetje,

Doja te dija se sa mund te zgjase nje proces gjyqesor me parashkrim fitues?

Jemi 2 persona posedues te prones. Ne rast se personi i dyte nuk do te hap gjyq kundra atij qe ka pronen, a mundet ta hap une per 12 e pjeses time? Apo duhet patjeter te jete padites dhe personi tjeter posedues?  Mund te me sqaroni pak ju lutem, Faleminderit


Qytetari: O. V. Data: 8 September , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Proces gjyqesor civil”

  1. 2

    Pershendetje. Eshte e veshtire t’ju themi se sa mund te zgjase procesi, pasi ne kushtet ne te cilat veprojne gjykatat keto kohe, vonesat jane bere te zakonshme, per shkak te mungeses se gjyqtareve, por edhe te zhvillimit te seancave ne kushte te tilla per te garantuar distancen fizike. Procesi gjyqesor per fitimin e pronesise me parashkrim fitues eshte nje proces qe do te kerkoje thirrjen edhe te nje eksperti, prandaj kjo do te shtoje numrin e seancave. Ne rastin me te mire procesi mund te mbyllet ne shkalle te pare brenda 5-6 muajve, por sic ju thame, nuk ka garanci per kete gje dhe mund te zgjase edhe deri ne nje vit.
    Nese bashkeposeduesi nuk ka deshire qe te hyje ne proces, atehere ju keni te drejte te ngrini padi i vetem, por jo mbi 1/2 pjese, pasi pasuria nuk eshte e pjesetuar, por do kerkoni qe te dy ju bashke te njiheni pronar mbi pasurine. Ne kete rast, personin tjeter mund ta therrisni ne proces, si person te trete, duke qene se ka interes te drejtperdrejte per ceshtjen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet