Proces divorci

Pershendetje,
Dua t’ju parashtroj rastin si vijon: dy bashkeshorte shesin 1 shtepi e shtepia qe blejne rregjistrohet vetem ne emer te burrit. Ne 1 proces divorci, nga zyra e hipotekes rezulton se bashkeshorti nuk ka pasuri te rregjitruar ne emer te tij, sic duket mund te jete bere ndonje kontrate dhurimi per pasurine. A ka ndonje mundesi si mund te verifikohet kronologjia e kesaj pasurie? Faleminderit.


Qytetari: R. J. Data: 16 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Proces divorci”

  1. 2

    Pershendetje. Bashkeshortja ka te drejte ligjore te kerkoje cdo informacion te nevojshem per pasurine qe bashkeshorti ka fituar gjate marteses, pavaresisht nese kjo pasuri eshte regjistruar vetem ne emer te njerit bashkeshort, apo ne emer te te dyve. Kodi i Familjes pranon bashkepronesine e pasurive te fituara gjate marteses, me perjashtim te atyre qe jane dhurim, apo trashegim. Edhe per tjetersimin e kesaj pasurie, noteri publik do te kerkonte domosdoshmerisht pranine e bashkeshortes per te nenshkruar kontraten e transferimit te pasurise.
    Per te marre informacion mbi veprimet e kryera mbi pasurine dhe kopjen perkatese te dokumentacionit, mund te drejtoheni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres, ku ndodhet pasuria. Ne kerkese identifikoni te dhenat e pasurise qe interesoheni, duke i bashkelidhur edhe nje kopje te certifikates familjare. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet