Proces divorci

Pershendetje,

Nje cift jane ne proces divorci. Ne vitin 2000 kane blere nje banese, te cilen nuk e kane rregjistruar ne hipoteke. Per kete ekziston vetem kontrata e shit-blerjes. Kontraten e ka bashkeshorti dhe nuk ja jep bashkeshortes. Cfare efekti prodhon kjo situate per ndarjen e pasurise? A mund te vihet ne zoterim te kontrates bashkeshortja ne ndonje menyre tjeter? Faleminderit


Qytetari: R. J. Data: 28 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Proces divorci”

  1. 1

    Pershendetje,

    Kontrata e shitblerjes se pasurise perben ne thelb titullin e pronesise. Meqenese kjo kontrate eshte nenshkruar gjate ekzistences se marteses, pavaresisht kohes kur ajo do te regjistrohet ne ASHK, per shkak te regjimit te bashkesise ligjore, pasuria eshte automatikisht e te dy bashkeshorteve. Kur kjo pasuri te regjistrohet, ju mund te kerkoni ne cdo rast pjesetimin e saj edhe pas zgjidhjes se marteses.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet