Procedurat per perfitimin e ndihmes nga shteti

Pershendetje, si jeni? Jam nje banor i Tiranes. Jam 30 vjec. Jam bere 17 here operim dhe jam pa pune. Nuk kam perfituar asnje lloj ndihme nga shteti, as ndihme ekonomike dhe as KEMP. Ju lutem me ndihmoni duke me shpjeguar procedurat qe duhet te ndjek per te perfituar ndihmat shteterore, nisuar nga gjendja ime shendetsore dhe ekonomike? Ju faleminderit,

Qytetari: I.G.
Data: 25 Janar 2022, Kategoria: KEMP, Ndihma Ekonomike

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje!
    Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqerohet dhe me perfitimet perkatese (pension i plote ose i pjesshem i invaliditetit).
    Per kete ju duhet te dispononi dokumentacionin si meposhte :
    1. Flete drejtim + ekazaminime (merren ne spital)
    2. kopje dokumenti identifikimi
    3. certifikat familjare
    4. vertetim 5 vitet e fundit nuk kane se paku 12 muaj sigurim shoqeror, ne vijim ju mund te beni aplimin ne bashki dhe kjo e fundit ia percjell sherbimit Shteterore Social. Per me tej, mund t’i drejtoheni Sherbimit Social Rajonal, per te pare nese plotesoni kushtet per te perfituar ndihme ekonomike. Nder kategorite perfituese jane edhe familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje