Procedurat e divorcit

Në rastin e procedures se divorcit, kur njeri bashkeshort eshte në Shqiperi dhe tjetri jashte vendit, i cili nuk pranon ndarjen, a mund te niset procedura nga pala paditese ? Dhe nese pala paditur nuk merr pjese ne gjykim, a behet njoftimi me shpallje? Faleminderit,


Qytetari: M. Z. Data: 1 September , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Procedurat e divorcit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Po, ju mund te hapni procesin gjyqesore per zgjidhje te marteses, por eshte e nevojshme qe te keni nje adrese te sakte te pales se paditur ne menyre qe te respektohen te drejtat e tija proceduriale per te marre pjese ne proces.
    Nese pas procedures se thirrjes dhe verifikimit konstatohet mungesa pa nje shkak te arsyeshem e njerit prej bashkeshorteve (pales se paditur ne rastin tuaj), gjykata do te vendose sipas rastit:
    – Ne rastin e gjykimit te zgjidhjes se marteses me pelqim reciprok, mungesa e njerit apo e dy bashkeshorteve do te coje ne pushimin e gjykimit te zgjidhjes se marteses. Kontrolli i vullnetit te sejcilit bashkeshort eshte kusht ligjor per zgjidhjen e marteses, ndaj si rregull, prezenca personale e bashkeshorteve eshte e detyrueshme. Ne vleresimin tim, kjo ceshtje mbetet e diskutueshme. Nese marreveshja per zgjidhjen e marteses eshte hartuar para noterit, pra vullneti i lire i bashkeshorteve vertetohet para nje personi publik, ne raste perjashtimoe gjykata mund te pranoje zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok, ne mungese te njerit apo te dy bashkeshorteve.
    Ne dy rastet e tjera te zgjidhjes se marteses, prezenca personale e bashkeshorteve ne seancen e pare eshte kusht i nevojshem per realizimin e perpjekjeve per pajtim nga ana e gjykates. Nese ne seancen e pajtimit nuk paraqitet i padituri, gjykata shtyn seancen e pajtimit, duke i perseritur njoftimin te paditurit. Nese edhe ne kete seance i padituri nuk paraqitet, gjyqtari do te krijoje bindjen rreth mundesise se pajtimit duke degjuar eksluzivisht palen paditese. Pra, mungesa e te paditurit nuk pengon gjykimin e zgjidhjes se marteses.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet