Procedura permbarimore

Miremengjes,
Interesohem per proceduren e ekzekutimit mbi nje automjet.
1-Ne momentin qe DPSHTRR ju konfirmon pronesine e mjetit xxxx, cilat jane procrsurat qe ndiqen nga permbatuesi gjyqesore deri ne ekzekutimin e detyrimit mbi kete pasuri debitorit? Flm


Qytetari: A. X. Data: 10 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Procedura permbarimore”

  1. 2

    Pershendetje. Pasi kalon afati i permbushjes vullnetare te detyrimit, nga ana e permbaruesit gjyqesor vijohet me ekzekutimin e detyrueshem. Ne rast se detyrimi ekzekutohet mbi sende te luajtshme (sic eshte automjeti), permbaruesi vendos sekuestro mbi to, duke e inventarizuar. Ne rastin e sendeve qe jane te regjistruar ne regjistra publike vendoset edhe shenimi perkates ne keto regjistra.
    Me tej vijohet me vleresimin e sendit me ane te nje eksperti. Gjate kesaj kohe ky send nuk mund te tjetersohet me kontrate shitje, dhurimi, apo cdo kontrate tjeter. Pas vënies së sekuestros, i dërgon një lajmërim debitorit se sendet e sekuestruara do të shiten, në qoftë se brenda pesë ditëve ai nuk ekzekuton detyrimin. Shitja e sendeve bëhet me anë të ankandit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet