Pershendetje,
Dëshiroj të rregjistroj online përmes e-albania dëshminë e trashigimisë të babait tim të vdekur në A. Sh. K. Konstatova se në dokumentat që nevojiten nga “e-albania” për të regjistruar “Dëshminë e Trashigimisë” është përveçse “dëshmisë” që kam marre nga Noteri, kerkohet edhe “Vendimi gjyqësor përfundimtar i formës së prerë”. Pra, me duket sikur kerkojne 2 dokumenta, deshmine dhe vendimin gjyqesor. Sipas informacionit qe kam, për të regjistruar “dëshminë” pranë kadastres nevojitej vetëm “Dëshmia e trashegimise” e cila, nga viti 2013 celet vetem nga noteri.
Lutem, a ka mundësi dikush ta m’a qartësoje këtë pasi me duhet brenda 30 ditësh ta kem regjistruar? Është ndryshe procesi nga e-albania dhe ndryshe kur aplikojet drejteperdrejte në zyrë, sepse nuk po e kuptoj?
Shumë faleminderit,
One Response
Pershendetje,
Ju duhet te regjistroni deshmine e trashegimise nepermjet portalit e- Albania, veprimin mund ta kryeni vet ose prane nje zyre noteriale. Duke qene se aplikimi kerkon te plotesoni dy fusha, ju rekomandojme qe ne dy fushat te ngarkoni deshmine e trashegimise ne formatin pdf, pas perfundimit te aplikimit, pagesa e fatures se aplikimit, aplikimi i kryer dhe deshmia e trashegimise duhet te dergohen nepermjet sherbimit postar prane ASHK ku ndodhet prona e paluajtshme.
Faleminderit!