Doja te dija kujt i Talon me ligj pagesa e 3% gjat shit dhe blerjes se shtepis,Shitesit Apo Bleresit?Po Per sherbimet Noteriale i paguan Shitesi Apo Bleresi?Cila Jan te gjitha Prozedurat Per Blerjen e shtepis Tek Noterja dhe Kur merret Certifikata e Pronesis.
One Response
Pershendetje,
Legjislacioni shqiptar parashikon se shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të ( shpenzimet noteriale), janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Pra palet me marreveshje mund te ngarkojne detyrimet pales shitese, apo ti ndajne ato mes tyre.
Ndersa ne lidhje me tatimin, personi qe shet pasurine dhe qe perfiton te ardhurat nga kjo shitje, paguan detyrimet perkatese. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Pai jane kryer te gjitha veprimet nga zyra noteriale mbi hartim, perpilim, nenshkrim kontrate shite- blerje, mbi fitimin e pronesise duhet te nderrmerrni marrjen e masave per te regjistruar kontraten e shiteblerejes prane ASHK, nga ku te aplikoni me per leshim certifikate pronesie, kopje fragment harte, kopje kartele te pasurise se paluajtshme, sherbime te cilat kryhen ne portalin e- albania ose mund te kerkoni ndihmen e sherbimit noterial.
Faleminderit!