Procedura per biresimin

Pershendetje!
Jemi nje cift qe deshirojme te biresojme nje femije ne Shqiperi. Jetojme ne Itali, une jam shtetese shqiptare dhe italiane ndersa bashkeshorti im eshte shtetas italian. Jemi ne fazen e fundit te procedures per biresimin ne Itali, ne pritje te marrjes se idonietà. Mund te na komunikoni, ju lutem, cila eshte rruga per tu ndjekur? Duhet ti drejtohemi patjeter nje enti te autorizuar ne Itali apo duke qene une shtetese shqiptare mund t’i drejtohemi drejperdrejt Komiteti Shqiptar i Biresimit? Ju faleminderit paraprakisht
Me respekt,


Qytetari: M. X. Data: 25 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Procedura per biresimin”

  1. Përshëndetje!

    Në bazë të nenit 30, Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar, përcaktohet se:
    Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë të huaj ose shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet t’i drejtohen Komitetit me kërkesë, së cilës t’i bashkëlidhin të gjithë dokumentacionin e parashikuar në nenin 18 të këtij ligji.
    Këshilli drejtues, pasi verifikon nëse ekzistojnë kushtet, vendos për:
    a) përshtatshmërinë e aplikantëve birësues, duke pasur parasysh të gjithë informacionin për identitetin e tyre, për familjen, gjendjen shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndryshimet kulturore ose 11 fetare të fëmijës;
    b) dërgimin tek autoriteti kompetent i huaj të dokumentacionit, të vendimit të përshtatshmërisë dhe të karakteristikave të fëmijës, që aplikanti dëshiron të birësojë.

    Pra, sa më sipër, ju duhet t’i drejtoheni Komitetin Shqiptar të Birësimit.
    Për më tepër informacion, ju lutem referohuni: Ligjit Nr. 9062, datë 08.05.2003, “Kodi i Familjes, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet