Fitimi i pronesise mbi apartamentin

Përshëndetje të nderuar Avokat/e .

Kam një pyetje e cila vijon si më poshtë: A mund ta fitoj unē një apartament e cili ndodhet në Durrës dhe është e pa privatizuar ende. Kam 28 vite që jetoj aty, personi që ka bëre kërkesën dhe që e përfitoj në vitet 91 – 92  nuk ka ndenjur aty ne ketë apartament. Te gjitha kontratat e dritave, ujit dhe taksat janë në emrin tim dhe jo në emrin e tij . Por siç thashe është e pa privatizuar ende. Pram inetersohem te di se çfarë gjyqi mund të hapë unë që të bëhem pronar i kesaj pasurie edhe pse akoma nuk është privatizuar dhe pronar është EKB – ja? A mund ta fitoj unë pronesine e kesaj pasurie?  Faleminderit!


Qytetari: B. S. Data: 29 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Fitimi i pronesise mbi apartamentin”

  1. 3

    Pershendetje!

    Une ju keshilloj qe ne fillim te beni nje kerkese per privatizim tek EKB-ja, e ne varesi te pergjigjes te procedoni. Mendoj qe mund te gjeje zbatim edhe instituti i parashkrimit fitues sepse ju jeni sjelle me pronen sikur te ishit pronarë per nje periudhe prej me shume se 20 vjetesh.

    Ju faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet