Procedura e marteses me nje shtetas te huaj

Pershendetje!
Do te deshiroja te njihja proceduren ligjore qe duhet ndjekur per t’u martuar me nje shtetas italian.
Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: I. H. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Procedura e marteses me nje shtetas te huaj”

  1. 1

    Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Procedura e lidhjes se marteses me nje shtetas italian eshte e njejte me ate shqiptar. Pra se pari do te behet shpallja, prane gjendjes civile ku do te lidhet martesa. Me pas ne prani te dy deshmitareve ne diten e percaktuar nga Zyra e Gjendjes Civile, behet nenshkrimi i aktit te marteses. Ndryshimet jane ne dokumentacionin personal te shtetasit italin, certifikate personale, ose dokument i ngjashem, si dhe vertetim qe nuk ka pengese per te lidhur martese. Keto dokumente duhet te vijne nga Italia, te jete me vulen Apostille, i perkthyer dhe noterizuar. Po ashtu eshte e nevojshme prania e nje perkthyesi zyrtar te italishtes ne momentin e lidhjes se marteses.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet