Procedura e fitimit te pensionit dhe kostot

Pershendetje,

Nena ime ka humbur ca vite pune sepse zyra eshte djegur ..tani ka marre vertetimin nga arkiva dhe ka deshmitaret per vitet e punes… Sa kushton hapja e nje procesi gjyqesor per njohjen  viteve te punes dhe per sa kohe mund te mbyllet deri ne vendimin final?

Faleminderit,


Qytetari: M. G. Data: 13 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Procedura e fitimit te pensionit dhe kostot”

  1. Pershendetje,

    Tarifa gjyqesore per kerkesen me objekt vertetimin e faktit juridik te qenies ne marredhenie pune eshte 200 leke. Nese do te perfaqesoheni vete, nuk keni shpenzime te tjera, pervec terheqies se vendimit gjyqesor i cili kushton eshte 200 leke. Nese do te perfaqesoheni nga nje avokat, do te duhet te flisni me te per tarifen perkatese, pasi eshte profesion i lire dhe secili e percakton vete tarifen perkatese te sherbimit.

    Ju keni te drejte qe ta kerkoni perjashtimin nga tarifat gjyqesore, ne rast se jeni ne kushtet e pamundesise financiare per te paguar avokatin. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    Formularet dhe udhezimet perkatese per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni edhe ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet