Pershendetje,
Duke ju uruar me te mirat, me nevojitet nje informacion ligjor lidhur me proceduren qe duhet te ndjek duke qene se me kane humbur Libreza e Punes dhe ajo e Sigurimeve Shoqerore. A ka ndonje menyre sipas se ciles leshohet dublikate nga autoritetet shteterore? Ju falenderoj.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Marredhenien e punes ju mund ta provoni edhe me dokumente te tjere, si kontrata e punes, llogaria bankare ku kalon paga mujore, listpagesa, që dorëzohet nga punëdhënësi pranë organeve tatimore, ose deklarimet pranë zyrave të punësimit nga punëdhënësit.
Ju gjithashtu mund te siguroni nje libreze te re pune dhe ta plotesoni serish per cdo marredhenie pune tuajen, duke u paraqitur prane subjekteve perkates ku keni qene e punesuar (nese do te jete e mundur).
Ndersa, per marrjen e vertetimit (dokumentit) mbi pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore nga nga ana e ish-punedhenesve ose punedhenesit tuaj aktual, ju mund te aplikoni prane portalit qeveritar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28
Faleminderit